Real Madridi është rrugës për Shkup, atje ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës.
Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Manchester Unitedin për Superkupën e Evropës dhe Los Blancos tashmë janë rrugës.
Befasia është Cristiano Ronaldo, i cili pavarësisht se është kthyer disa ditë më parë në stërvitje, është thirrur për këtë ndeshje.
Mediat spanjolle raportojnë se ai mund të luajë për disa minuta ndaj Unitedit në sfidën që zhvillohet në Shkup, transmeton Gazeta Express.
“Ndalesa e radhës: Shkup”, ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale. /Gazeta Express/