Usain Bolt është pensionuar.
Amerikani Justin Gutlin është kampioni i ri i botës në 100 metra, duke lënë prapa bashkëkombësin e tij, Christian Coleman, e të mirënjohurin Usain Bolt, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
35 vjeçari mori të artën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Londër duke përfunduar garën për 9.92 sekonda.
Coleman mori të argjendtën duke arritur në cak për 9.94, derisa Bolt arriti për 9.95.
Bolt për shumë vite ka qenë numri një i botës dhe në këtë garë i dha fund karrierës së tij që tani është shndërruar në karikaturë nga Omar Momani. /Gazeta Express/
View this post on InstagramA post shared by Omar Momani (@omarmomani) on