Granit Xhaka ka shkëlqyer në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Chelseat, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes.
Arsenali i Arsene Wenger është fitues i Superkupës së Anglisë për vitin 2017. “Topçinjtë” mposhtën Chelsean 4:1 pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1, shkruan Gazeta Express.
Në këtë finale shkëlqeu, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Ai bëri paraqitje mbresëlënës, teksa asistoi te goli i barazimit, çka bëri që në fund të zgjidhet lojtari më i mirë i finales.
Xhaka përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh tejet i lumtur me triumfin në Superkupën e Anglisë dhe çmimin individual.
“Një tjetër ndeshje në Wembley, një tjetër fitore për ta nisur në mënyrën më të mirën sezonin. Përgëzime për shokët për arritjen e një synimi të rëndësishëm. Lojtari i Ndeshjes”, ka shkruar Xhaka në Facebook. /Gazeta Express/