Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pasqyrën zgjedhore dhe raportin e degjesave me qytetaret për qarkun e Shkodrës.
“PS, e cila në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 qershorit arriti të merrte rreth 40 mijë vota më shumë ka patur një rezultat ndër më të mirët në historikun e zgjedhjeve”, shkruhet ne raportin per kete qark.
Por shkodranët në dëgjesat publike që ka bërë vetë kryeministri Ramsa me qytetarët kanë evidentuar se shqetësimi i pronave, mbifaturimet apo dhe rastet e korrupsionin vijojnë ende të mbeten shqetësim për ta. /Gazeta Express/