Chapecoense, i mbijetuari i tragjedisë do të luajë të hënën ndaj Barcelonës

Alan Ruschel do të luajë të hënën ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Chapecoense ka konfirmuar se Alan Ruschel, i mbijetuari i përplasjes së aeroplanit në nëntor të vitit të kaluar, do të luajë ndaj Barcelonës në “Camp Nou” me shtatë gusht, transmeton Gazeta Express.

“Chapecoense konfirmon se me vendimin e bordit, departamentin e futbollit dhe vetë lojtarin, që është gati të luajë, rikthimi zyrtar i Alan Ruschel do të jetë me shtatë gusht ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Nesër duke filluar nga ora 20:30, Barcelona pret në “Camp Nou” Chapecoensen për trofeun “Joan Gamper”. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për klubin brazilian, ky vendim ishte marrë menjëherë pas tragjedisë vitin e kaluar.

Në tragjedinë e nëntorit humbën jetën pothuajse gjithë lojtarët si dhe shumë gazetarë. Alan Ruschel ishte në mesin e tre të mbijetuarve dhe i vetmi që mund të vazhdojë të luajë. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta