Morata nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te Chelsea, duke dështuar nga pika e bardhë në ndeshjen e parë zyrtare me “Blutë e Londrës”.
Transferimi i ri i Chelseat, Alvaro Morata, ka dështuar nga pika e bardhë ndaj Arsenalit, ku Chelsea dështoi të fitojë Superkupën e Anglisë.
Pas ekzekutimit të penaltive, sulmuesi Michy Batshuayi, u pa duke qeshur pas shpinës së sulmuesit spanjoll, e që u raportua se e bëri këtë për shkak të dështimit të Moratas.
Por, 23 vjeçari ka reaguar tani në rrjetet sociale, duke mohuar gjithçka.
“Disa njerëz me të vërtetë besuan se unë kam qeshur me dështimin e bashkëlojtarit, por më vjen keq që duhet të ju zhgënjej”, ka shkruar sulmuesi në “Twitter”. /Gazeta Express/