Barcelona ka nisur bisedimet me Villarrealin për Roberto Soriano.
Sipas gazetarit të “Eleven Sports”, Mateusz Swiecicki, familja e Sorianos e kanë informuar atë se kanë nisur negociatat me Barcelonën për transferimin e 26 vjeçarit në “Camp Nou”.
Soriano i është bashkuar Villarrealit nga Sampdoria verën e kaluar dhe ka shkëlqyer në La Liga, duke shënuar 10 gola, teksa ka dhuruar edhe 10 asistime. /Gazeta Express/