Albian Ajeti shënon gol të bukur në Zvicër (Video)

Albian Ajeti ka shënuar gol të bukur në Zvicër në fitoren prej 2:0 të St. Gallen ndaj Sion.

St. Galleni ka regjistruar fitoren e parë pas dy ndeshjeve në Superligën zvicerane. Në xhiron e dytë, shkëlqeu sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, shkruan Gazeta Express.

Ai u shënua në listën e realizuesve në fitoren prej 2:0 ndaj Sion. Ajeti shënoi golin e dytë, në minutën e 86’të, saktësisht 17 minuta pasi u inkuadrua në lojë në vend të Nassim Ben Khalifa, teksa golin e parë e kishte shënuar Marco Aratore (76’).

Për Sionin nga minuta e parë luajti anësori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, që u largua nga loja në minutën e 83’të. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta