“3 Musketjerët e PS-së në KQZ”, del fotoja e 6 viteve më parë dhe një koment ‘pikant’

Një prej anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duket se është bërë nostalgjik për fillimet e tij në institucionin e administrimit të zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për anëtarin e propozuar nga PS, Bledar Skënderin, i cili ka postuar në foto të 6 viteve më parë, kur ai ka qenë përfaqësues ligjor i PS së bashku me Genc Gjonçajn dhe Eridjan Salianjin. Dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një koment edhe nga Denar Biba, edhe ky i propozuar i PS-së si dhe ish drejtues i KQZ –së. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta