​Më në fund Milan regjistron Bonuccin dhe Biglian, kjo është lista kundër Shkëndijës

Milan ka njoftuar se ka regjistruar 30 lojtarë për ndeshjen kualifikuese të Europa League ndaj Shkëndijës së Tetovës

Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë deri të përballja në mes të Milanit dhe Shkëndijës në kualifikimet e Europa League, skuadra italiane ka regjistruar në UEFA 30 lojtarë.

Ky grup i lojtarëve është ndarë në dy pjesë, në Listën A ku janë 23 lojtarë dhe në Listën B, u janë 7 lojtarë.

Lajm i mirë është se tashmë janë regjistruar edhe dy blerjet më të mëdha të kësaj vere, Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia, ndërsa lajm i keq është se në Listën B ka përfunduar portieri Gianluigi Donnarumma. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta