​Mata: Nuk jemi duke e zbuluar Real Madridin, ne e dimë se kush janë

Juan Mata e ka pranuar se do të kenë një përballje shumë të vështirë ndaj Real Madridit në Superkupën e Evropës.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata ka thënë se të gjithë e njohin Real Madridin, skuadër e cila është kampion i Spanjës dhe Evropës.

Por, Mata insistoi se edhe Unitedi ka histori të madhe dhe ka skuadër të mirë.

“Ne do të luajmë kundër skuadrës që ka fituar Ligën e Kampionëve, kupën më të madhe në botë për klube”, tha fillimisht Mata gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Real Madridit.

“Ata e fituan po ashtu edhe La Ligan, kështu që ne nuk jemi duke e zbuluar Real Madridin, ne e dimë se sa të mirë janë, por mendoj se edhe Unitedi ka histori të madhe. Ne duam që të jemi aty ky ishte Reali sezonin e kaluar, duke fituar Ligën e Kampionëve”. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta