Kampioni e nis me fitore mbrojtjen e titullit në Francë (Video)

Monaco e ka mposhtur 3:2 skuadrës e Toulouse, duke e nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Francë.

Monaco e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligue 1, pasi e mposhti 3:2 në shtëpi skuadrën e Toulouse në sfidën e parë.

Kampioni i Francës e pa vetën dy herë në disavantazh, para se Kamil Glik të shënojë për rezultatin përfundimtar 3:2 në minutën e 70’të.

Golat tjerë për Monacon i shënuan Radamel Falcao dhe Jemerson, derisa për Toulouse realizuan Zinedine Machach dhe Andy Delort. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta