Arlind Ajeti pritet ta veshë fanellën e Crotones sezonin e ardhshëm.
Crotone pret që të kompletojë transferimin e Arlind Ajetit nga Torino shumë shpejt, raporton “Sky Sport Italia”, transmeton Gazeta Express.
Sipas “Sky Sport Italia”, Ajeti mund të zyrtarizohet te Crotone të hënën, që do ta marrë në formë huazimi mbrojtësin shqiptar, me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Crotone gjithashtu është duke negociuar me Milanin për dy të rinjtë, Giovanni Crociata and Patrick Cutron.
Por, sulmuesi i ri vështirë se do të largohet nga “San Siro”, pasi Montella dëshiron ta mbajë në skuadër pas parasezonit mbresëlënës. /Gazeta Express/

