“Lironi Ballistin”. Në Tiranë mbahet protesta për Ismail Morinën

“Tifozët Kuq e Zi” protestojnë para Kryeministrisë në Tiranë për “Ballistin”.

Në organizmin e grupimit “Tifozët Kuq e Zi” po mbahet sot para Kryeministrisë në Tiranë një protestë për lirimin e Ismail Morinës, njeriut që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në Beograd, shkruan Gazeta Express.

“Shqipëri etnike”, “Liri Ballistit” si dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” ishin bërtitjet në këtë protestë.

Kjo protestë po zhvillohet pasi një gjykatë në Dubrovnik të Kroacisë vendosi të ekstradojë në Serbi Ballist Morinën. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta