Sandalet e bëra nga materialet plastike, shumë të popullarizuara mund të jenë shkaktarë të disa llojeve të kancerit, andaj bëni mirë t’i hidhni ato në mbeturina. Një studim i kryer kohëve të fundit në një nga universitetet e Gjermanisë, shpjegoi se këto materiale nga punohet sanalet përbajnë përbërës kancerogjen, dhe zhvillojnë disa lloje të tij në trupin e njeriut, transmeton gazetametro.net Nga studimi i kryer është zbluar se sandalet me materiale plastike përmbajnë 60 për qind hidrokarbone aromatike policiklike-PAH, duke rritur kështu rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje e rëndë. Sandalet origjinale janë të njohura si CROCS dhe nuk përmbajnë hidrokarbone aromatike policiklike-PAH.

Greqia vazhdon të reagojë për shembjen e dy objekteve në Dhërmi, që sipas Athinës përbën shkelje të të drejtave të minoritetit.

Reagimi i radhës ka ardhur nga presidenti i republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.

Duke përshëndetur në kongresin e epirotasve të diasporës, që po mbahet në qytetin e Prevezës, Pavolopoulos ka deklaruar se “të drejtat e minoritetit etnik grek duhet të respektohen absolutisht nga Shqipëria fqinje, ashtu siç u shkon për shtat qytetarëve që jetojnë në shtetin e të drejtës”.

“Sepse vetëm vendet që zbatojnë shtetin e të drejtës përmbushin kushtin elementar dhe të njimendtë për integrimin e tyre në familjen e madhe të popujve europianë”, ka shtuar Pavlopoulos.

“Greqia e mban vështrimin tek bashkëkombasit tanë dhe i garanton se ashtu siç vetë Greqia respekton dhe zbaton me përkushtim të drejtën europiane dhe ndërkombëtare, të njëjtën gjë pret edhe nga Shqipëria, përderisa kjo dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, ka theksuar presidenti i republikës greke, i rreshtuar në një linjë me deklaratën e ministrisë së jashtme, para dy ditësh, shkruan oranews.

“Shkelja provokative e të drejtës mbi pronësinë që po zbatohet nga ana e autoriteteve shqiptare, sidomos përmes shembjes së godinave që u përkasin bashkëkombasve tanë, nuk favorizon perspektivën europiane të Shqipërisë”, ka theksuar Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.

Temat
LajmeRajon

Të afërta