PREMIERË: “Mbi re” publikohet nga Ledri dhe Buta (Video)

Një projekt i ri sapo është publikuar nga reperët Ledri Vula dhe Buta.

Kënga me titull ‘Mbi re’ është lansuar me videoklip, për të cilën dyshja kanë bashkëpunuar me “Nesër Music”.

Kënga ishte paralajmëruar të dilte të premtën (dje), por reperët kishin vendosur ta shtyenin për sot lansimin e saj, në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të djeshëm në Prishtinë si dhe tragjedisë në Velipojë.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin ‘Mbi re’ nga Ledri dhe Buta.

Temat
Showbiz

Të afërta