Montella: Ky është synimi i Milanit

Montella ka bërë të ditur se synimi i Milanit për edicionin e ri është rikthimi në Ligën e Kampionëve.

Milani ka qenë shumë aktiv gjatë verës në transferime, duke blerë 10 lojtarë.

Por, pavarësisht kësaj, trajneri i shtatë herë kampionëve të Evropës, Vincenzo Montella, tha se synimi kryesor do të jetë rikthimi në Ligën e Kampionëve e jo triumfi në Serie A.

“Jemi pajtuar me klubin se nuk duhet t’i zhgënjejmë tifozët dhe aq më pak t’ua humbasim shpresat”, tha Montella.

“Duhet të ndërtojmë ekipin sa më parë dhe të tentojmë të arrijmë objektivin tonë, kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

“Kemi zgjedhur lojtarët që janë gati të dalin në fushë dhe të japin më të mirë. Janë lojtarë të rëndësishëm dhe ideal për futbollin italian”, theksoi mes tjerash Montella. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta