Agon Llakaj e ka imituar, Eni Çobani i përgjigjet: Më ke shpërfytyruar figurën! (Video)

Juristja Eni Çobani e cila është bërë e njohur me rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan ishte e ftuara e Rudina Dembacajt në emisionin ‘Mos i fol shoferit”.

Gjatë intervistës Rudina pyeti zonjën Çobani si e ka përjetuar imitimin që Agron Llakaj i ka bërë gjatë Al Pazar dhe Çobani nuk e fshehu dot indinjatën dhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj këtij imitimi, i cili siç thotë ajo i ka shpërfytyruar figurën e saj.

Unë nuk e kam problem imitimin. Por çfarë ka ndodhur me profilin tim? Normalisht ai që e bën mban përgjegjësinë e tij.

Si mundet një njeri ta quajë veten artist kur shpërfytyron një njeri duke nxjerrë një figure të pavërtetë.

Më imito dhe unë do të vij, madje të të përqafoj dhe të jem në krahun tënd, të bëjmë që të dy për të qeshur, por jo ti të shpërfytyrosh figurën time. Këtë gjë nuk mund ta lejoj.

Unë sigurisht jam njeri i ligjit dhe më është dashur të ballafaqohem dhe me një realitet të miqve të mi që thonë: Përse Eni nuk vazhdon të gjesh të drejtën tënde, sepse ky njeri po shpërfytyron figurën tënde?

I kam thënë më fal unë vetëm një gjë më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë.

Por duhet të jesh e bindur që jo vetëm për Enin mbi të cilin është ngritur ky personazh por për një pjesë shumë të madhe të popullit shqiptar që nuk e gjejnë Enin fare në atë figurë. Nuk e di për kë figurë e ka atë të cilën ka ngritur.

Temat
Showbiz

Të afërta