Zeka thotë se Teuta i ka më shumë borxh Ramushit se Isës! (Video)

Deputeti i zgjedhur nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), Milaim Zeka, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, përballë gazetarit Fidan Rama, ka thënë se në kohën kur ka lindur deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova, ai ka qenë bashkë me babanë e saj, presidentin Ibrahim Rugovën. Ai përsëriti Teuta ka lind të Drenicë.

“Teuta Rugova ka lindur në Drenicë, në Drenas (Gllogoc). Atë natë që ka lind Teuta Rugova, unë kam qenë në Stokholm me doktor Ibrahim Rugovën. Ai tha: ‘Milaim, hajde gëzuar se e paskam një vajzë dhe ajo ka lind në Drenicë’”, ka thënë Zeka, anëtar i Nismës për Kosovën.

Zeka gjithashtu tha se familja Rugova dhe rugovistët i kanë borxh më shumë Ramush Haradinajt sesa Isa Mustafës. /RTV D/Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta