Leonel Vangioni është larguar nga AC Milan për të kaluar në Meksikë të skuadra e Monterrey
Milan dhe Monterrey kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë, Leonel Vangioni.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra meksikane, e cila besohet se ka paguar 2 milionë euro për mbrojtësin argjentinas.
Vangioni me Monterrey ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa për Milanin sezonin e kaluar kishte luajtur në vetëm 15 ndeshje. /Express/
