Ai ishte kandidat i vetëm përballë Lulzim Bashës për garën e kreut të partisë. Eduard Selami në një konferencë për shtyp nga selia blu pranoi humbej si dhe bëri ftesë gjithë demokratëve për tu bashkuar bashkë dhe për të ringritur Partinë Demokratike.
Duke pranuar se zgjedhjet ishin jo korrekte, Selami rrëfeu edhe telefonatën me Bashën sot në mëngjes si dhe deklaroi se do të japë kontributin e tij për ta kthyer PD në partinë e shpresave për gjithë shqiptarët.
“Më lejoni të falënderoje të gjithe ata që morën me përgatitej e këtyre zgjedhjeve dhe ata që besuan në vizionin për ta ngritur PD. Por kjo është demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë dhe unë e respektojë. E kam telefonuar sot Lulzim Bashën dhe e kam uruar për fitoren, iu bëj gjithë demokratëve që të bashkohemi. Pavarësisht se zgjedhjet ishin të pabarabarta unë kam një platformën time. Unë do të vazhdoj kontributin tim që PD të kthehet në shpresë për gjithë shqiptarët”, tha Selami. /Gazeta Express/
