Ndjekje si në filma për shqiptarët me ‘BMW’ e vjedhur në Itali

Grabisin një BMW 650, por shqiptarët e pafat u zbuluan menjëherë nga policia italiane.

Më pas nis ndjekjs si nëpër filma mes hajdutëve shqiptarë dhe policisë në autostradën ‘Agrate Brianza’ në Abbiategrasso, raporton panorama. Mediat italiane raportojnë se ioshte një grup prej 4 shqiptarësh të cilët pas grabitjes u larguan me shpejtësi 200 km/orë.

Por pasi arritën në Brianza East, shoferi humbi kontrollin e makinës për shkak të rrugës së lagur nga reshjet e shiut dhe mjeti doli nga rruga. Ansjë nuk u lëndua, por aty përfundoi arratisja e 3 prej tyre, pasi një shqiptar arriti të largohej me këmbë. Tre të tjerët u arrestuan në flagrancë. Policia u sekuestroi sende që përdornin për hapjen e kasafortave.

Temat
LajmeRajon

Të afërta