Pas konfirmimit të Luzlim Bashës në krye të PD-së, ka reaguar edhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli.
Në një status në Facebook, Topalli shkruan se kutitë e votimit u mbushën pasi demokratët refuzuan Lulzim Bashën. “Kali i Trojes në krye të PD dhe lufta e tij për të mbushur kutitë pasi demokratët e refuzuan me përçmim”, shkruan Topalli në Facebook.
Ndëkrohë që Basha u rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e djeshme, duke fituar me diferencë të thellë ndaj rivalit Eduard Selami mbi 91 % të votave të gjithë anëtarësisë që morën pjesë në votim. /Gazeta Express/
