Forca të shumta policie dhe nga RENEA po zhvillojnë një operacion të madh në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve ky operacion ka të bëjë kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur pasditen e së shtunës ku persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë pas një konflikti me njëri-tjetrin.
Efektivë të shumtë policie ndodhen në kryqëzimet më të rëndësishëm të qytetit. Policia nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me këtë aksion./tvklan
