Prioriteti kryesor i Juventusit gjatë kësaj vere është gjermani Emre Can
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron edhe një mesfushor, para fillimit të sezonit të ri.
Sipas Tuttosport, dëshira kryesore e trajnerit italian është mesfushori gjerman i Liverpoolit, Emre Can.
Lojtari po ndiqet që një kohë të gjatë nga skuadra italiane deh pëlqehet shumë nga trajneri Allegri, i cili beson se do të ishte një partner shumë i mirë i Miralem Pjanic.
Përveç Can, në listën e Juventusit janë edhe Nemanja Matic dhe Steven N’Zonzi. /Express/

