Kylian Mbappe është zgjedhja e parë e Zinedine Zidane për sulmin e Real Madridit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë presidentit Florentino Perez se e dëshiron sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe.
Pavarësisht negociatave, ende nuk ka asnjë marrëveshje, sepse Monaco kërkon të paktën 130 milionë euro për 18 vjeçarin.
Por, në rast se dështon ky transferim, atëherë Realit i duhet ta përdor planin B.
Fillimisht do të tentohet sulmuesi i talentuar i Ajaxit, Kasper Dolberg, i cili po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha, shkruan AS.
Pas tij në listë është sulmuesi italian i Sassuolos, Domenico Berardi, qepo po ashtu kërkohet edhe nga Roma dhe Inter. /Express/

