Rreth orës 11:00 kryetari i vetëngrirë i PD-së, Lulzim Basha hodhi votën në selinë qendrorë për një mandat të dytë.
Në një komunikim të shkurtër për mediat pas votimit Basha tha se është mirënjohës për mundësinë që i është dhënë atij dhe rivalit Eduard Selami.
Ai shprehu bindjes se pas këtij procesi demokratët do jenë më të bashkaur
“Mirënjohje për mundësinë që mu dha mua dhe zotit Selami.

Procesi po ecën i qetë
Jam i bindur se demokratët do dalin më të fortë dhe më të bashkuar nga ky proces”, tha Basha./Gazeta Express
