Erion Isai aktorin e Portokallisë e pamë të angazhohej me fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
I ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, Isai ka thënë se artin dhe politikën i ka të dyja pasion.
“Politikën e kam të baraz-vlefshme me artin, nuk po përfitoj ajo do të jetë një investim. Artistët duhet të përzihen me politikën sepse arti ka lindur si nevojë për të ndryshuar”, ka thënë Isai.
I pyetur në rast se do ta preferonte postin e Teatrit Kombëtar, Isai ka thënë se, “do ta meritoja postin e drejtorit të TK jashtë modestisë .
Drejtori i Teatrit Kombëtar në Shqipëri fatkeqësisht nuk është ndonjë piazë e lartë, puna është a do ta pranoja unë?! Dhe unë do ta pranoja vetëm në rast se do të më linin ta bëja reformën ashtu siç do të doja.
Ai ka thënë se teatri është një dashuri e paharrueshme. “Teatri është art jo konsum si televizioni. Do t’i kthehem më shpesh në shtator”, ka premtuar Erioni.
