Ndodh në Kukës dhe Tropojë, shpiken ide gjeniale për të vjedhur energjinë elektrike

Në kuadër të aksioneve të Task-Forcës në bashkëpunim me policinë, vetëm gjatë dy ditëve të fundit kane ushtruar 500 kontrolle në Kukës dhe Tropojë.

Nga të dhënat e para të këtyre kontrolloreve, mësohet se 85% e abonentëve ishin debitorë, dhe nga strukturat e OSHEE-së është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.

Ndërsa, grupet e OSHEE-së kanë konstatuar dhjetëra abonentë, të cilët vidhnin energjinë me grepa, kishin ndërhyrë në matës, nuk kishin kontrata, etj, ku më pas është bërë shoqërimin e tyre në polici.

Nga kontrollet që janë ushtruar në këtë zona, OSHEE ka zbuluar raste të shuma dhe mënyrë të ndryshme të vjedhjes së energjisë sic ishte Haxhi B. nga Tropoja, i cili duke pasur matës mekanik, aparatin e ulte me koke poshtë dhe për pasojë pajisja nuk shënonte konsum.

Por personi në fjalë, falë idesë gjeniale që kishte pasur, furnizonte edhe shtëpinë e djalit që kishte ngjitur, duke mos paguar fare për energjinë elektrike.

Ndërsa, Shqipe A., nga Tropoja merrte energji elektrike duke lidhur kabllin direkt me shtyllën, pa matje.

Përveç zonjës në fjalë, në hetim është përfshirë dhe qiraxhiu qe jetonte ne banese, ku dyshohet se lidhja mund të jetë bërë nga ai vet.

Tjetër arrestim shënohet serish në Tropojë, ku abonenti privat Bashkim Gj., ushtronte aktivitet lavazhi duke mos patur as matës dhe as kontratë me OSHEE, pra furnizohej direkt nga shtylla duke iu shmangur detyrimit.

Po ashtu, OSHEE Kukës ka denoncuar rastin e vjedhjes së 200 metra linje e Tensionit të Ulet, duke lënë pa drita 39 abonentë të zonës se Tërthores. Mësohet se demi është riparuar dhe abonentët kane marrë energji.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta