Mesazhi i Eduard Selamit për demokratët

Teksa 104 anëtarët e PD-së u janë drejtuar qendrave të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, kandidati Eduard Selami bën një apel.

Sipas tij këto janë orët e ndryshimit të madh dhe ky është shansi për t’ia rikthyer PD-në demokratëve.

STATUSI I PLOTE

Te dashur demokrate,

Keto jane oret e ndryshimit te madh qe kemi kohe qe e presim, ky eshte shansi historik per t’ia rikthyer edhe nje here PD-ne demokrateve.

Ky eshte momenti per te vendosur gjithsecili me voten e tij/saj, me te miren qe meriton familja e vlerave te lirise dhe demokracise. Tani duhet votuar per te ringjallur shpresen per demokratet, per te djathten e bashkuar dhe per te gjithe shqiptaret.

Ne keto ore eshte e rendesishme te marrim pjese masivisht ne votim dhe se bashku me voten e lire te zgjedhim jo thjesht kryetarin, por modelin e ri te lidershipit bashkekohor./Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta