Një ditë para mbajtjes të zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së, deputeti më i ri demokrat Luan Baçi, njëkohësisht në pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike në Fier, i kërkon anëtarësisë që të votojnë Lulzim Bashën.
Përmes një SMS të shpërndarë për anëtarët e PD -së në Fier, ai u kërkon hapur votën për Bashën.
“E shtune,22.07.17,prej ores 8:00-19:00,te kinoteatri Fier,ju presim te votojme per Kryetarin e PDSH,Z.Basha.Pjesmarrja e domosdoshme! Kryetari i PD Fier L.Baci”, u shkruan anëtarëve, Baçi./Gazeta Express

