Reperi i njohur Gjiko dhe e dashura e tij moderatorja Elita Rudi, janë njëri ndër çiftet më të përfolura në mediet rozë.
Duke qenë të dy fytyra publike, natyrisht jeta e tyre personale gjithmonë është në qendër të vëmendje, transmeton Gazeta Express.
Gjiko e Elita në fillim kishin mbajtur të fshehur lidhjen e tyre, deri në një moment kur u kapën së bashku nga mediet.
Tani çifti simpatik po shijojnë dashurinë që kanë krijuar së bashku.
Së fundmi Elita ka shkuar të argëtohet në koncertin e të dashurit të saj.
Në një video që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory shihet Gjiko duke performuar këngën e tij të shumëpëlqyer “Yjet Nalt”.
“Bae” dhe një emoji zemër, kishte lënë mbishkrim Elita.
Temat
Showbiz