Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Viena, Austria.
Bëhet fjalë për M. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili kërkohej për veprat penale: “Grup i strukturuar kriminal”, “Rrëmbim personi”, “Mbajtje armëve luftarake pa leje”, “Plagosje”, “Kërcenim”, parashikuar nga Nenet 127, 128, 129, 130, 229 dhe 241 të Kodit Penal Austriak,
Policia bën me dije se maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 10 vjet burg.

