Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor
Dje në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj.
Në raportin e dërguar nga Policia thuhet se 2 personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar.