Gregoire Defrel edhe zyrtarisht është lojtar i Romës. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin nga Olimpico deri në vitin 2022.
Roma ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Sassuolo, Gregoire Defrel, transmeton Gazeta Express
Përmes një njoftimi, klubi italian bëri të ditur se lojtari është trasnferuar në formë huazimi për pesë milionë euro, e obliguar ta blejë në fund të sezonit për 15 milionë të tjera.
Francezi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Romën. /Express/

L’#ASRoma perfeziona l’ingaggio di Gregoire #Defrel https://t.co/8wzg7gtnoU pic.twitter.com/ydjqmqCmrw
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 20, 2017
