Harrojini ditët e freskëta. Zbuloni “surprizën” për ditët në vijim

Nga dita e djeshme temperaturat në Shqipëri kanë pësuar një rritje graduale.

Duket se i nxehti afrikan do të rikthehet në vend pas disa ditëve më të freskëta.

Sipas parashikimit të Meteoalb, temperaturat kanë filluar një rritje graduale nga e marta dhe e mërkura dhe do të vijojë të regjistrojë vlera të larta duke kulmuar në fundjavë.

Sinoptikania Tanja Porja, tha për TVSH se temperaturat e larta mbi vlerat 35 gradë do të vijojnë deri në mesin e javës së ardhshme për të rifilluar zbritjen me vlerat normale të muajit të enjten, më 27 korrik.

“Kjo është java më e nxehtë e muajit korrik, në të cilën janë shënuar edhe temperaturat më të larta”, – thotë Porja, por duke specifikuar se korriku ka qenë i gjithë një muaj i nxehtë.

Sinoptikanët parashikojnë deri në fund të korrikut vlera maksimale mbi 35 gradë C, por nuk priten ekstremet mbi 40 gradë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta