Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën në orët e vona të mbrëmjes, ku një 48 vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, ka ndodhur si pasojë e gjendjes depresive të saj.
Kjo është dhe dëshmia e familjarëve të saj dhënë në polici pas ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.07.2017, në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 21:13, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Arkitekt Kasemi” është hedhur nga ballkoni një shtetase.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nga kati i 3 – i pallatit, është hedhur shtetasja, R. P., 48 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se shtetasja R.K., vuante nga depresioni.
/Gazeta Express/
