Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Alvaro Moratas
Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata është shumë pranë që për 80 milionë euro të transferohet në Chelsea, shkruan Marca.
Lojtari nuk dëshiron të qëndrojë edhe një sezon tjetër si zëvendësues i Benzemas, por dëshiron të jetë titullar te kampionët e Anglisë.
Morata do të zëvendësonte spanjollin Diego Costa, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.
Për Moratan interesoheshin edhe dy skuadrat tjera të mëdha, Manchester United dhe Milan. /Express/

