Rrëmbehet nga tre veta, 54-vjeçari mbahet peng në Kavajë

Tre persona kanë rrëmbyer një 54-vjeçar ditën e djeshme në plazhin e Spilles, në Kavajë.

Policia bën me dije se Zaimir Xh., 31 vjeç, Bledar Ç., 32 vjeç dhe Bedri M., 25 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, 54-vjeçarin me iniciale A. D.

Pasi e kanë rrëmbyer, ata e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme .

Policia pasi ka hetuar ngjarjen, ka bërë të mundur zbardhjen dhe arrestimin e personave të mësipërm.

Ndërsa, në lidhje me këtë ngjarje, blutë e Kavajës kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ” Heqje paligjshme e lirisë”.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta