PD tjetër garë brenda saj, ja beteja e radhës për demokratët

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se cila do të jetë gara e radhës për PD-në, pas kësaj që po zhvillohet për kreun e partisë mes Edurd Selamit dhe Lulzim Bashës.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Çollaku shkruan se ndërsa PD, është e fokusuar tek gara për kreun e saj, kryebashkiaku i rilindjes ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale.

“Beteja e rradhes per PD dhe opozitën jane Zgjedhjet Lokale. Ne Tirane, Kryebashkiaku e Rilindja kane filluar fushatën. Nuk ka kohe për te Humbur !!!”, shkruan Çollaku. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta