Mbërrin me JAHT superluksoz, miliarderi në Sarandë (FOTO)

Një biznesmen, më i pasuri në Kazakistan, emri i të cilit mbahet i fshehtë për arsye sigurie, ka zbarkuar me anijen e tij charter në ujërat e Sarandës.

Paraprakisht, newsbomb.al., mëson se miliarderi kazak është i interesuar për të investuar në sektorin e turizmit në Shqipëri por detaje të hollësishme nuk bëhen ende me dije.

Ndërkohë kazaku ka me vete edhe enturazhin, dy jahte gjithashtu luksoze që janë në funksion të tij, me një trupë prej dhjetëra bodigardësh, kuzhinierësh etj. të gjithë në shërbim të tij.

Newsbomb.al., sakaq, ka mundur të marrë informacion për një nga jahtet që shoqërojnë bosin kazak. Mësohet se emri i jahtit është “Bianca” dhe nisja fillestare është nga port i Londrës, për të mbërritur më pas në Korfuz të Greqisë. Ndërsa mëngjesi i sotëm e ka gjetur në brigjet e Srandës. Në ekuipazhin e njërës prej anijeve janë 11 persona.

Me interes pritet të mësohet se ç’do sjellë kjo vizitë që padyshim i ka zbukuruar ujërat e Sarandës.

Temat
LajmeRajon

Të afërta