Mesditën e sotme ish ministri i financave, Arben Ahmetaj pësoi një aksident në Kumanovë të Maqedonisë.
Ahmetaj bashkë me 2 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë “Range Rover”, kur janë përfshirë në një aksident me dy makina të tjera, mes të cilëve edhe një autobus.
Pas aksidentit Ahmeti ka bërë të ditur se është në gjendet të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.
Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.



