Ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e zgjedhur Mimi Kodheli ka vazhdar dëgjesën me banorët e Kukësit, në lidhje me sugjerimet që ato kanë për qeverisjen e ardhur.
“Dijeni se votat që kemi marrë ketë herë, pavarësisht se kemi marrë vetëm një deputet, janë më të shumta se në çdo qark tjetër të Shqipërisë. Sigurisht të krahasuara në përqindje. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’ju them që më rritet detyrimi dhe angazhimi për të bërë më të mirën për qarkun edhe ky do të jetë një fillim i mirë për ta trasformuar herën tjetër komplet rezultatin edhe për ta afruar pushtetin lokal te pushteti qëndror.
Vijnë shumë shpejt zgjedhjet lokale dhe unë kuptoj që pushteti lokal nuk është atje ku duhet, madje nuk është gjëkundi, ka shkuar në drejtim të paditur me investimet e veta, të ashtuquajtura investime, nuk është pranë banorëve dhe nuk e di se si këta burra vijnë edhe rrinë përkrah këtyre deputetëve, të PD-së edhe kërkojnë të marrin votën nga ju, por ky është problem i tyre. – tha Kodheli.
Disa nga problemet e banorëve të kësaj zone të ngritura gjatë këtij takimi ishin, problem i rrugëve, kanaleve kulluese, gropave septike etj.
Por, një nga problemet kryesore që ka ngritur Kodheli, ka qenë përfshirja e pyjeve nga zjarri, dhe sipas saj, në shumicën e rasteve shkak është pirja e duhanit.
“Po ashtu Kodheli i kërkoi të gjithë banorëve të jenë edhe vetë më të ndërgjegjshëm, pasi në shumë raste zjarret që tashmë janë kthyer në problem, vijnë në të shumtën e rasteve, për shkak të pakujdesisë së njerëzve gjatë konsumimit të duhanit.”, -thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga PS-ja. /G.D – Gazeta Express/
