Aubameyang në Premierligë? (Foto)

Chelsea harron Moratan, e dëshiron Aubameyangun në “Stamford Bridge”.

Sipas Sky Sports, Chelsea ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Diego Costan. Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, është prioriteti kryesor i “Bluve të Londrës”.

Sky Sports raporton se Chelsea dëshiron të kompletojë transferimin Aubameyangut sa më parë, në mënyrë që Conte ta ketë në turneun parasezonal.

Kampioni i Premierligës humbi betejën me Manchester Unitedin për Romelu Lukakun dhe duke parë që Diego Costa do të largohet, Antonio Conte dëshiron ta transferojë një top sulmues për sezonin e ardhshëm.

Raportohet se Dortmundi do të pranojë një ofertë prej 70 milionë funteve për Aubameyangun dhe gjithashtu edhe klubi gjerman dëshiron që kjo marrëveshje të mbyllet sa më parë. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta