Andrea Belotti dëshiron të transferohet te skuadra e Milanit
Pas 10 transferimeve të kësaj vere, shumë futbollistë të tjerë duan të transferohen në Milan.
Një nga ta është edhe sulmuesi italian, Andrea Belotti, i cili ka refuzuar transferimin në Stamford Bridge te Chelsea, shkruan Calciomercato.
Por, problem mbetet vetëm oferta e vogël e Milanit, e cila është e papranueshme nga drejtuesit e Torinos.
Për shërbimet e Belottit skuadra italiane kërkon 100 milionë euro, ndërsa Milan ofron vetëm 40 milionë euro dhe shërbimet e Gabriel Paletta dhe M’Baye Niang. /Express/

