Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE e akuzoi Prokurorinë Speciale Publike se vepron dhe është nën kontrollë të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë.
Sipas tij, të gjitha akuzat e ngritura të PSP-së dhe të gjitha hetimet u zbatuan dhe u porositën politikisht, si edhe kishin për qëllim të dëmtojnë rejtingun e VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësisë së saj.
Akuza të ngjashme ndaj PSP-së lëshoi edhe Orce Gjorgjievski, i cili thotë se kërkesat e PSP-së për paraburgim paraqesin tentim për të njollosur VMRO-DPMNE-në para zgjedhjeve lokale dhe se veprohet për ta ndihmuar Zoran Zaevin dhe LSDM-në.
