Perisic është larguar nga qendra stërvitore e Interit për shkak të probleme me dhëmbë, kështu thotë Spalletti.
Ivan Perisic vazhdon të jetë temë diskutimi në mediat italiane e angleze.
Manchester United është duke insistuar për kroatin, por klubi italian do të bëjë përpjekje deri në fund që ta mbajë në “San Siro”.
Gjatë ditës së shtune u dha lajmi bombë se Perisic është larguar nga qendra stërvitore e Interit dhe dëshiron sa më parë të transferohet te Manchester United.
Duke mos e mohuar largimin e Perisicit, Spalletti tha se kjo ndodhi për shkak të problemeve shëndetësore.
“Nëse asgjë nuk ndryshon, ai do të vijë me ne në Kinë për turneun parasezonal”, tha Spalletti, duke dhënë kështu sinjale se deri të hënën gjithçka mund të ndodhë.
“Ai kishte probleme me dhëmbë dhe preferoi që të shkonte te mjeku i tij personal që e kishte që një kohë të gjatë”, tha Spalletti. /Gazeta Express/
