52 vjeçari nga Vlora bën vetëvrasje me armë gjahu. Vuante nga çrregullime mendore

Mbrëmjen e sotme një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës.

Një 52-vjeçar është vetëvrarë më armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 të së dielës në fshatin Babicë e Madhe.

Policia thotë se në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi F.A., 52 vjeç.

Viktima është konstatuar i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendorë.”

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta