Ivan Perisic është i vendosur, dëshiron ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq” sezonin e ardhshëm.
Ivan Perisic, i cili lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United, është larguar nga qendra stërvitore e Interit, raporton Calciomercato, transmeton Gazeta Express.
E përditshmja italiane raporton se negociatat mes Djajve të Kuq dhe Neurazzurrëve nuk kanë përparuar që kur Man United refuzoi 45 milionë euro nga klubi italian, por kjo nuk e ka ndalur Perisicin që të largohet nga qendra stërvitore.
Pavarësisht se klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje, anësori kroat është i vendosur që të transferohet në “Old Trafford”, i cili tashmë ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, pas telefonatës që ka marrë nga Jose Mourinho.
Man United është i interesuar që sa më parë të zgjidhet ky transferim, pasi Mou e dëshiron Perisicin në parasezon. /Express/

