Ish-volejbollistja në listën e zezë: Mbase më kanë denoncuar policët që s’i lë të luajnë me celular

Ish-volejbollistja kampione e “Dinamos”, Mimoza Ibrahimi, aktualisht pedagoge e edukimit fizik në Akademinë e Rendit, shprehet e indinjuar që emri i saj figuron në listën e publikuar nga Kryeministri Rama si nëpunës me veprime joetike në administratë

Në një intervistë për “Panorama”, Ibrahimi kërkon që të saktësohet se cili është personi i vërtetë në listë dhe nëse është ajo, kërkon hetim administrativ dhe jo publikime portalesh.

“Në Akademinë e Policisë unë jap edukimin fizik, u flas dhe jam kërkuese për përgatitjen fizike të policeve të reja, të punojnë për fizikun që u duhet. Nëse kanë shkruar për këtë gjë, le të më ballafaqojnë. Nëse duan që unë t’i lë të luajnë me celularë në orën e mësimit dhe u kam prishur lojën, kjo është çështje tjetër”, shprehet Ibrahimi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta